Lajme

Biden flet me Netanyahun, i kërkon të dalë me një plan për të mbrojtur civilët

02/16/2024 08:41
nga:N K

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka paralajmëruar kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahun që të mos ecë përpara me një operacion ushtarak në Rafah pa një “plan të besueshëm dhe të zbatueshëm” për të mbrojtur civilët.

Izraeli ka deklaruar se do të nisë një ofensivë tokësore në qytetin jugor të Gazës, por është vënë nën presion për të siguruar mbrojtjen e civilëve, shkruan Skynews.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se dy liderët kishin diskutuar përmes telefonit për “urgjencën për të siguruar që ndihma humanitare të jetë në gjendje të arrijë tek civilët palestinezë në nevojë të dëshpëruar”.

“Presidenti [Biden] ngriti gjithashtu situatën në Rafah dhe përsëriti pikëpamjen e tij se një operacion ushtarak nuk duhet të vazhdojë pa një plan të besueshëm dhe të zbatueshëm për të garantuar sigurinë dhe mbështetjen për civilët në Rafah”, thuhet në njoftimin që ka lëshuar Shtëpia e Bardhë.

Ata diskutuan gjithashtu edhe për negociatat e vazhdueshme të pengjeve ndërsa Izraeli kërkon të kthejë qytetarët e tij të kapur nga Hamasi.