Donald Trump e ka quajtur presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, armik të shtetit, në tubimin e parë që kur agjentë të FBI-së bastisën rezidencën e tij në Florida.
Duke folur me mijëra mbështetës në Wilkes-Barre, Pensilvani, ish-presidenti akuzoi Biden se kishte armatosur FBI-në kundër tij, shkruan BBC.
“Bastisja ishte një nga abuzimet më tronditëse të pushtetit nga çdo administratë në historinë amerikane”, tha Trump gjatë fjalimit të tij.
Ai ishte në Pensilvani për të promovuar dy kandidatë republikanë.
Aktualisht Trump po hetohet për keqpërdorim të dokumenteve të rezervuara. Departamenti i Drejtësisë ka argumentuar në qëndrimin e tij se kontrolli ishte autorizuar nga një gjyqtar federal pasi FBI dyshonte se ish-presidenti kishte kryer një krim.


