Lajme

Biden edhe njëherë kërkon arritjen e marrëveshjes Kosovë- Serbi: Duhet të ndodh njohja reciproke

02/15/2022 18:46
nga:Gazeta Blic

E para e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar urimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për ditën pavarësisë së Kosovës, ku është theksuar mbështetja e SHBA-së si partner i palëkundur i Kosovës.

Në letrën që Biden ia ka dërguar Osmanit, Bideni thuhet se Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm gjatë 14 vjetëve të pavarësisë së saj.

Ai madje ritheksoi mbështetjen e SHBA-së në përpjekjet e vendit për një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke.

“Jemi të kënaqur që Kosova po vazhdon të ndërtojë dhe të forcojë marrëdhëniet e saj pozitive me vendet fqinje dhe do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet tuaja drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke”.

Në këtë letër, Bideni ka përsëritur faktin e lidhjes së veçantë të cilën familja Biden e ka me Kosovën.

Sipas tij, në Samitin për Demokraci, Kosova ka dëshmuar se është e gatshme ta ndajë përvojën me shtete të tjera, ndaj thekson se gjatë këtij viti, Kosova vazhdimisht ka treguar lidership në arenën ndërkombëtare.

Postimi i plotë i Osmanit:

Jam e lumtur ta ndaj me ju urimin e Presidentit Biden për ditën e pavarësisë së Kosovës – 17 shkurtin, në të cilin ai potencon se Shtetet e Bashkuara mbesin partner i palëkundur i Kosovës.

Presidenti Biden në këtë urim, duartroket punën dhe përkushtimin tonë për forcimin e demokracisë dhe në luftën kundër krimit e korrupsionit, teksa kërkon që dialogu të përqendrohet në njohje reciproke. Sipas tij, në Samitin për Demokraci, Kosova ka dëshmuar se është e gatshme ta ndajë përvojën me shtete të tjera, ndaj thekson se gjatë këtij viti Kosova vazhdimisht ka treguar lidership në arenën ndërkombëtare. Në urimin e tij, Presidenti Biden ka përsëritur faktin e lidhjes së veçantë, të cilën familja Biden e ka me vendin tonë.

Kosova është e bekuar ta ketë në krah aleatin e saj të përhershëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Zoti e bekoftë miqësinë e Kosovës me ShBA-të!

?????