Lajme

Biden: Çfarë mendoni se ndodh me vendet e Ballkanit nëse ne largohemi dhe Rusia fiton në Ukrainë

01/19/2024 23:50
nga:Mergim Rreci

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka mbajtur sot një fjalim në Shtëpinë e Bardhë ku ka folur për agresionin dhe luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Biden në një moment ka përmendur edhe vendet e Ballkanit. Ai ka pyetur të pranishmit në Shtëpi të Bardhë se çfarë mendojnë se ndodh me vendet e Ballkanit nëse SHBA largohet dhe Rusia do të mposhtë Ukrainën, shkruan Express.

Biden të njëjtën pyetje e ka pasur edhe rreth asaj se çfarë mund t’i ndodh Polonisë e Hungarisë nga një fitore potenciale e Rusisë në Ukrainë.

“Nëse largohemi dhe Rusia është në gjendje të mbajë sulmin e saj dhe të rrëzojë Ukrainën, çfarë mendoni se do të ndodhë në vendet e Ballkanit? Çfarë mendoni se do të ndodhë nga Polonia në Hungari?”, ka thënë Biden.