Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, të mërkurën e mori edhe një titull tjetër të ri.
Ai është bërë stërgjysh për herë të parë.
Mbesa e tij, Naomi Biden Neal, lindi fëmijën e saj të parë, një djalë, me bashkëshortin Peter Neal në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos.
Emri i foshnjës është William Brannon Neal IV, sipas një postimi në Instagram nga zonja e parë e ShBA-së që përfshinte një foto të saj dhe të presidentit me stërnipin e tyre të ri, shkruan AP.