Kthesë e re në Barcelonë, Xavi pritet të largohet nga Barcelona këtë të premte.
Informacioni u avancua në RAC1 dhe që atëherë është përforcuar nga pjesa tjetër e shtypit katalanas, si Sport dhe Mundo Deportivo, transmeton GazetaBlic Sport.
Sipas Sport , presidenti i katalanasve, Joan Laporta, ishte i pakënaqur me deklaratat e Xavi në pritje të duelit me Almerian – ai tha se do të ishte e vështirë të konkurronte me Real Madridin dhe klubet e tjera evropiane duke pasur parasysh vështirësitë ekonomike – dhe tashmë ka vendosur të mos vazhdojnë sezonin e ardhshëm.
Duhet theksuar se Xavi befasoi, në janar, duke njoftuar largimin e tij në fund të sezonit. Megjithatë, ai do t’i rikthehej vendimit të tij në prill, pas një takimi me Laportan dhe pjesën tjetër të drejtuesve të Barcelonës .
/GazetaBlic Sport/