Sporti

Gundogan tashmë ka ‘dritën jeshile’ nga Guardiola për t’u kthyer në Man City

08/20/2024 13:59
nga:Mergim Rreci

Ilkay Gundogan është shumë pranë rikthimit te Manchester City.

Një sezon pas largimit nga Etihad për të luajtur për Barcelonën, mesfushori gjerman pritet të rikthehet te Qytetarët .

Sipas shtypit spanjoll, lojtari 33-vjeçar tashmë ka folur me Pep Guardiolën dhe trajneri i klubit anglez është pro një rikthimi.

Transferimi i Gundogan në Angli duhet të bëhet në të njëjtën mënyrë si ajo në Katalonjë, pa pagesë, në një kohë kur Barcelona duhet të lehtësojë skuadrën për të nënshkruar lojtarë.

/GazetaBlic Sport/