Lajme

Beyer “zbulon” mënyrën se si Kosova dhe Serbia mund të anëtarësohen në BE

04/18/2023 17:45
nga:Genita C

Politikani gjerman, Peter Beyer ka komentuar deklaratën e kryediplomatit evropian, Josep Borrell, i cili më 5 prill – ndër të tjera – kërkoi nga Kosova dhe Serbia që ta zbatojnë marrëveshjen e Ohrit.

“Palët duhet të shmangin çdo përshkallëzim. Përkthimi i angazhimeve të tyre në rrugët e tyre evropiane është në vazhdim”, kishte shkruar Borrell në rrjetin e tij social “Twitter”.

E Beyer, i cili ka shërbyer edhe si koordinator i Qeverisë së Gjermanisë për raportet Transatlantike, është shprehur se rruga e vetme që Kosova dhe Serbia të anëtarësohen në Bashkimin Evropian e t’i normalizojnë marrëdhëniet mes vete, është respektimi dhe zbatimi ii ujdisë së Ohrit.

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë që u arrit në Ohër të Maqedonisë Veriore më 18 mars u ndërmjetësua nga Bashkimi Evropian. E njëjta marrëveshje që u monitorua nga Shtetet e BAshkuara të Amerikës parasheh normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në disa nene të saj përshkruhet zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura ndër vite nga dialogu Kosovë dhe Serbi. Po ashtu, thuhet se Serbia nuk do ta pengojë Kosovën që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare dhe do t’ia njohë simbolet kombëtare.

“Kjo është rruga e vetme e mundur për të arritur bashkë normalizimin dhe anëtarësimin në BE”, shkroi Beyer në Twitter, teksa shpërndau deklaratën e diplomatit spanjoll.