Lajme

Betohen tetë anëtarët e rinj të KQZ-së

06/07/2021 16:26
nga:N M

Tetë anëtarë të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë dhënë betimin para Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani shkruan Gazeta Blic. 

Kjo është bërë e ditur nga zyra për media e presidencës.

Anëtarët që dhanë betimin janë: Sami Kurteshi (LVV), Alim Rama (LVV), Arianit Elshani (PDK), Florian Dushi (LDK), Ibrahim Selmonaj (AAK), Gordana Laban Zuvić (LS), Rifat Krasniç (KDTP), Fazli Stollaj (IRDK).

Këta anëtarë janë propozuar nga grupet parlamentare dhe partitë politike parlamentare të komuniteteve të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u betuan se do t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndershme, besnike, të paanashme, profesionale dhe të ndërgjegjshme.

Në Maqedoninë e Veriut konfirmohet rasti i parë me variantin indian të koronavirusit