Deputetët e legjislaturës së dhjetë kanë dhënë betimin në Kuvendin e Kosovës.
Betimi i tyre erdhi pas votimit të raportit të Komisionit për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve, i cili mori votat e të gjithë deputetëve të pranishëm.
“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit. Betohem!”, është përmbajtja e tekstit të betimit, që e lexoi kryesuesi i seancës, Avni Dehari.
Në sallë ishin të pranishëm 118 deputetë.


