Real Betis është e interesuar për shërbimet e mesfushorit të Real Madrid, Ceballos.
Megjithatë, Betis nuk ka mundësi të paguajë më shumë se 3 milionë euro për shërbimet e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Betis pret që Real Madrid t’i bëjë një nder atyre duke pranuar ofertën prej 3 milionë eurosh.
Ceballos është i vendosur të largohet pasi konsideron se më e mira për të është të luajë në Betis sezonin e ri.
Spanjolli ka vetëm edhe një vit kontratë me Los Blancos.
?| Real Betis only has €3M to offer for Ceballos. They expect Real Madrid to give him as summer 'gift'. @diarioas #rmalive
— Madrid Zone (@theMadridZone) June 16, 2022
/GazetaBlic Sport/


