Sporti

Betis i thotë lamtumirë Miguelit; tifozit me kancer, që e ndoqi skuadrën me barelë në të gjithë Spanjën

01/04/2022 11:38
nga:Lorik J

Te Real Betis, klubi spanjoll i futbollit, ka keqardhje të madhe për vdekjen e Miguel Toral, tifozit që e shoqëroi ekipin në stadiumet “Los Cármenes”, “Martínez Valero” dhe “Wanda Metropolitano”, për t’i ndjekur ndeshjet nga një barelë.

Në moshën 17-vjeçare, i riu ishte nën kujdesin paliativ për shkak të kancerit të avancuar, por nuk hezitoi të përmbushte dëshirën e tij për të udhëtuar në ato fusha, ku e ndoqi ekipin e Betis falë fondacionit “Ambulanca e Dëshirës”.

Klubi i La Liga-s i bëri ngushëllimet e rastit përmes rrjeteve sociale me këtë mesazh: “Sot është një ditë shumë e trishtuar. Miguel na la. Faleminderit që jeni shembull i luftës dhe jetës për të gjithë ne. Real Betis dërgon gjithë dashurinë dhe inkurajimin për familjen dhe të dashurit tuaj në këto momente të vështira. Pusho në paqe”.