La Liga vjen sot me disa ndeshje interesante.
Barcelona zbret në fushë, atje ku do të ketë shumë punë të vështirë ndaj Betisit, shkruan GazetaBlic Sport.
Fituesi i Kupsë së Mbretit, Real Betis, ka treguar paraqitje shumë të mira në këtë edicion dhe është vetëm tre pikë larg një pozite që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, Barcelona renditet tashmë në pozitën e dytë me 66 pikë dhe ka nevojë edhe për pikë të tjera që të mbetet aty.
Ky takim zhvillohet në ora 21:00 dhe këto pritet të jenë formacionet e mundshme.
Betis: Bravo; Sabaly, Pezzella, Ruiz, Moreno; Rodriguez, Canales; Ruibal, Fekir, Juanmi; Iglesias.
Barcelona: Neto; Alves, Araujo, E Garcia, Alba; F de Jong, Busquets, Gavi; F Torres, Aubameyang, Memphis.
/GazetaBlic Sport/


