Sporti

Betis – Barcelona, sonte zhvillohet gjysmëfinalja e dytë në Superkupën e Spanjës

01/12/2023 08:15
nga:Mergim Rreci

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e dytë në Superkupën e Spanjës.

Betis dhe Barcelona do të përballen me fillim nga ora 20:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky takim do të zhvillohet në ‘King International Stadium’, me fituesin që do ta sigurojë kalimin në finale.

Mbrëmë, Real Madrid triumfoi ndaj Valencias pas penalltive dhe tashmë është finalisti i parë.

Ja formacionet e mundshme:

Real Betis: Silva; Ruibal, Ruiz, Gonzalez, Miranda; Rodriguez, Carvalho; Henrique, Fekir, Rodri; Iglesias

Barcelona: Ter Stegen; Kounde, Araujo, Christensen, Alba; Pedri, Busquets, F. de Jong; Raphinha, Lewandowski, Dembele

/GazetaBlic Sport/