Lajme

Betimi i deputetëve të Listës Serbe, Rada Trajkoviq ka një pyetje për Vuçiqin

11/17/2022 11:10
nga:N M

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq ka komentuar kthimin e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.

Trajkoviq përmes një reagimi në Twitter ka shkruar se kthimi i Listës Serbe në Kuvend u bë me qëllimin që asaj t’i pamundësohet hyrja në këtë institucion.

Ajo më tej ka kërkuar sqarim nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq për këtë veprim.

“Sapo u informova që Lista Serbe i ka marrë 9 vende në Kuvendin e Kosovës që të parandalonte hyrjen time në këtë Kuvend, dhe të pamundësonte që komuniteti serb në Kosovë përfundimisht të kishte përfaqësues të denjë. A mund ta shpjegoni këtë veprim Aleksandar Vuçiq?”, ka shkruar Trajkoviq.

Deputetët e rinj nga Lista Serbe menjëherë pas betimit kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës.

Betohen nëntë deputetët zëvendësues të Listës Serbe