Lajme

Betim Osmani: Hapja e urës së re nxit hapjen e urës kryesore të Ibrit

08/26/2025 18:28
nga:G B

Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare në Mitrovicë ka folur për rëndësinë e lëshimit në përdorim të urës së re mbi lumin Ibër, që lidh dy anët e qytetit.

Ai tha se kjo urë do të ketë ndikim të madh në jetën e përditshme të banorëve.

“Do ta lehtësojë qytetarin, por edhe bashkësinë ndërkombëtare”, deklaroi Osmani.

Sipas tij, kjo pritet të shërbejë si nxitje edhe për hapjen e urës kryesore të Ibrit, që vazhdon të mbetet e mbyllur.

“Shpresoj që kjo do ta detyrojë bashkësinë ndërkombëtare ta hapë edhe urën kryesore të Ibrit… dhe besoj se do të funksionojë shumë më mirë”, tha ai.