Lajme

Besnik Tahiri: Ushtria e Kosovës ishte mision i heshtur i Haradinajt

11/27/2025 23:56
nga:Genita C

Besnik Tahiri, AAK,  ka thënë se krijimi i Ushtrisë së Kosovës ishte “mision i heshtur” i Ramush Haradinajt dhe rezultat i një periudhe me shumë punë që nuk është bërë publike.

Tahiri u shpreh se ata që kanë qenë afër procesit janë dëshmitarë të këtyre zhvillimeve dhe se “një ditë gjithçka do të dalë në dritë”. Ai e quajti krenari kontributin e dhënë në këtë proces dhe uroi Ditën e FSK-së.

Postimi i plotë:

Lindja e ushtrisë së 🇽🇰 jo vetëm që ishte mision i heshtur i kryeministrit Ramush Haradinajt por ishte një epokë me shumë punë që nuk janë publike por që ne që kemi qenë afër dhe dëshmitarë i dim saktë dhe shumë mirë. Një ditë të gjitha do të dalin dhe për ne që këmi ndihmuat sado pak është krenari.
Urime dita e FSK-së.