Reagime të shumta ka ngjallur një shkrim i Hysamedin Ferajt këshilltar i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Blic.
Shefi i GP të AAK, Besnik Tahiri ka thënë se Feraj është vetëm një pseudo këshilltar duke kërkuar nga kryeministrit Kurti largimin e tij nga pozita që mbanë.
“Nuk ka asgjë më të shpifur se sa ligjërimi i një tregimtari mbi kombin e shtetin për heroin dhe luftëtarin. I fundit, në gjuhën e tregimtarit, “nuk e priti kohën, por e krijoi atë”, me gjak e sakrificë. Nuk ka asgjë më të pështirë dhe më cinike, se sa këshillat e një pseudo-mendimtari për një ish-grevist, protestues, anëtar lëvizjeje, refuzues, i pseudo këshilltarit për kryeministrin”, ka thënë Tahiri.
Reagimi i plotë:
Është e tmerrshme që kemi lejuar e po lejojmë që tipat e Hysamedin Ferajt, t’i vendosin në narrativë përplasëse, Gjeneralin Haradinaj, të burgosurin Kurti, vetëmohuesin Jasharaj.
Është e njëjta mendësi që Shqipërinë e pati kthyer në vitin zero përmbi dyzet vjet. E patën djegur për një vit dhe grabitur para se të shtrinin “tregun” në Kosovë. Këta nuk kanë vend në Shqipëri, fatkeqësisht kanë gjetur vend, në Qeverinë e Kosovës!
Turp për Ferrin e ferrave e turp për Kurtin që e mban në ZKM.
Bekim Haxhiu i ka disa fjalë për Hysamedin Feraj, i komenton fotografisë së Daut Haradinajt


