Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar lejimin e tërheqjes së mjeteve të Trustit, raporton Gazeta Blic.
“U bëjë thirrje deputetëve që ta mbështesin Ligjin që u mundëson qytetarëve tërheqjen e 30 % të shumës së trustit”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Logjika e Trustit është kursim personal nga të hyrat e qytetarëve, prandaj ne e vlerësojmë se është e drejtë qytetare përvetësimi i këtyre mjeteve në kohë krize.
U bëjë thirrje deputetëve që ta mbështesin Ligjin që u mundëson qytetarëve tërheqjen e 30 % të shumës së trustit.
Nuk duhet që në gjendje të jashtëzakonshme të sillemi zakonshëm!


