Lajme

Besnik Tahiri reagon ashpër: Prokuroria ta hetoj ZRRE-në, vendimi i saj është racist

01/25/2022 20:10
nga:Gazeta Blic

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas vendimit të ZRRE-së për mos ngritjen e çmimit të rrymës për komunat veriore.

Ai ka shkaruar se ky është një vendim racist, derisa ka kërkuar hetim nga Prokuroria, raporton Gazeta Blic.

“Gjithashtu, ftoj prokurorin e shtetit që pa humbur kohë të fillojnë hetimet ndaj ZRrE-së nën dyshimim e shpërdorimit të detyrës zyrtare”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Tentimi i Qeverisë përmes kryesuesit të Bordit të ZRrE-së për të arsyetuar diskriminimin etnik që ZRrE-ja është duke ua bërë shqiptarëve të Kosovës me rastin ngritjes së çmimit të rrymës, duke përjashtuar kështu komunat veriore nga kjo ngritje e çmimeve, është një veprim i ulët, diskriminues dhe me elemente raciste.

Si i tillë duhet të kundërshtohet fuqishëm nga të gjithë spektri politik, shoqëria civile dhe qytetarët e vendit.

Gjithashtu, ftoj prokurorin e shtetit që pa humbur kohë të fillojnë hetimet ndaj ZRrE-së nën dyshimim e shpërdorimit të detyrës zyrtare.