Lajme

Besnik Tahiri, Qeverisë: Ku i keni ligjet që prekin jetën e qytetarëve – punoni naj sen, e keni marrë Kosovën me çelësa në dorë

04/07/2022 10:55
nga:N M

Shefi i Grupit Parlamentar Besnik Tahiri ka kritikuar Qeverinë e Kosovës meqë sipas tij, në agjendën legjislative që e ka bërë Qeveria e Kosovës, shumica e ligjeve që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve as nuk janë sjell në Kuvend e as nuk janë votuar, raporton Gazeta Blic.

“Ministre keni thënë me 1 mars ligjin për zonat ekonomike nuk është askund kurrkush nuk ju ka thënë që ta përmendi këtë datë vet e keni përmend ligji nuk është askund . Ligji për partneritet publiko privat me 15 mars, kryeministër ku është ligji e ligje të tjera që prekin jetën e qytetarë”, ka thënë ai

Sipas tij qeveri nuk duhet të ankohet por të punoj meqë sipas tij VV e ka marrë Kosovën “ me çelësa në dorë”

“Punoni mos u ankoni me atë frazën që 20 vjet – e keni marrë Kosovën me çelësa në dorë të konsoliduar në të gjitha aspektet – hajt shtroni nja dy autostrada nëse mundeni”, tha ai ndër të tjera

https://gazetablic.com/punesimet-ne-kek-ferat-shala-i-pdk-se-e-papranueshme-e-paligjshme-te-veproj-prokuroria/