Lajme

Besnik Tahiri-Qeverisë: Është viti 2022, kthjelluni!

01/04/2022 20:15
nga:Y I

Ministria e Ekonomisë ka marrë vendim për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave pasi të njëjtat shpenzojnë shumë nergji për prodhim, raporton Gazeta Blic.

Ky lajm ka marrë jehonë edhe në media botërore.

Pas këtyre lajmeve ka ardhur me një reagim Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Tahiri shkruan në Twitter se ky vendim është pa vlerësime të sakta dhe i pa informuar.

Ai thotë se ky vendim e bëri prap lajm negativ Kosovën ashtu si problemi me energjinë elektrike.

“Vendimmarrja në Qeverinë e Kosovës është stihike, pa vlerësime të sakta dhe e pa informuar, pra është ‘one man show’. Vendimi i fundit për kriptovalutat e bëri prap lajm negativ Kosovën, sikurse problemi me energji elektrike javën e kaluar në Reuters.Është viti 2022, kthjelluni” shkruan Tahiri.

Ministria e Ekonomisë ndalon prodhimin e kriptovalutave, si masë emergjente në përballje me krizën energjetike