Lajme

Besnik Tahiri pyet Qeverinë: Ku është ligji për pagat dhe kur do të miratohet?

04/30/2022 16:04
nga:Astrit Gashi

Kreu i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka theksuar se është bërë tashme një muaj prej kur Qeveria e Kosovës është dashtur të sjell në Kuvend Ligjin e Pagave, duke shtuar se kjo tashmë është shtyrja e tretë brenda një viti qeverisës.

“Sot, mbi 80 mijë zyrtarë publikë, krejtësisht në mjegull e paqartësi me të drejtë pyesin, a është kjo pazotësi, apo mashtrim i radhës?
Jeni vonuar shumë, na duhet menjëherë përgjigjje, KU ËSHTË LIGJI DHE KUR DO TË MIRATOHET?”, ka shkruar Tahiri në profilin e tij në Facebook.