Lajme

Besnik Tahiri pret që deputetët e mazhorancës të reflektojnë për Trustin

06/13/2022 12:29
nga:G B

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se shpreson që mazhoranca të reflektojë për çështjen e Trustit, raporton Gazeta Blic.

“Të enjten seanca e radhës, kemi kërkuar që deputetët e mazhorancës të reflektojnë për çështjen e Trustit. Është një gjendje kaotike”, tha Tahiri.

Pas mbledhjes së kryesisë, Tahiri tha se një çështje e rëndësishme është dhe ngritja e çmimeve, që është e tmerrshme dhe që qeveria nuk po merret me këtë.

Ai tha se LDK ka kërkuar debat parlamentar dhe për këtë AAK do t’i kërkojë komentet.