Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka qenë pjesë e grupit reformues për kryeqytetin jordanez, Ammanin.
Këtë e konfirmoi vetë ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Me ftesë të NDI Amerikan, prezantova në takimin e Komisionit për Çështje Administrative të Parlamentit të Jordanisë, i mandatuar për proceset e reformave me theks të veçantë Ligjin për kryeqytetin e Jordanisë, Ammanin.
Përgjatë prezantimit dhe diskutimit temat kyçe ishin: politikat dhe qasja lidhur me kryeqytetin, në veçanti sistemi zgjedhor, administrimi i shërbimeve, kompetencat, bashkëpunimi ndër-institucional dhe përfaqësimi gjinor.
Në mes tjerash, paraqita praktika dhe modele, duke i analizuar përkitazi me sistemin politik dhe kontekstin e vendit, si dhe duke vendosur në krahasim avantazhet dhe përparsësitë e qasjeve të aplikuara paraprakisht dhe atyre të identifikuara.
Në fokus u trajtuan avantazhet e zgjedhjes së drejpërdrejt të përfaqësuesve politikë në kuvendin e qyteteve/kryeqytetit, e po ashtu edhe mekanizmat e garantimit dhe promovimit të përfaqësimit gjinor.
Ndërlidhja e njohjes akademike, proceseve të tranzicionit, pëkrahja e partnerëve si dhe angazhimet direkt në Kosovë, na ofrojnë një pamje të gjerë të çështjeve lokale, ndërkaq puna ndërkombëtare është mundësi e veçantë për t’u njohur me trendet dhe zhvillimet në këtë fushë.
LEXO EDHE:
Të besuarit e Kurtit për dialogun takohen me Lajçakun e Palmerin
/GazetaBlic/