Lajme

Besnik Tahiri për mosliberalizimin e vizave: Qeveria dhe Kuvendi të jenë transparente me qytetarët!

10/14/2022 11:03
nga:Y I

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë për mostransparencë me publikun sa i përket liberalizimit të vizave.

Tahiri tha se është e pakuptimtë që Kuvendi dhe qeveria mos të kenë komunkim zyrtar pse po iu bëhet ky diskrimin qytetarëve të Kosovës

“Eshtë e pakuptimtë që Kuvendi dhe qeveria mos të kenë komunikim zyrtar pse po i’u bëhet ky diskriminim qytetarëve të Kosovës. Dje i’u vendos edhe një kusht Qeverisë së Kosovës. Deklarata është shumë e përgjithshme, ka hy në prces. Liberalizimi i vizave ka qenë në proces” tha shkurt Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë raporton Gazeta Blic.

Abazi akuzon Lajçak: Bëri gabim që erdhi dje në Prishtinë kur në Bruksel diskutohej për vizat!