Lajme

Besnik Tahiri: Nuk duhet të frikësohemi nga Asociacioni, veç le të jetë sipas Kushtetutës së Kosovës

06/01/2021 21:43
nga:M K

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se qytetarët nuk duhet të kenë frikë nga asociacioni, veç se duhet të jenë të informuar.

Ai ka shtuar se mjafton që asociacioni të jetë brenda Kushtetutës së Kosovës, përcjell GazetaBlic.

“Nuk e di pse frikësohen njerëzit. Është i njëjti problem sikur ai i vitit 2002, kur atëbotë flitej për decentralizimin. Pra, në parim nuk ishte gabim, por njerëzit e merrnin me frikë. Ashtu është edhe tash me asociacionin. Veç le të jetë sipas Kushtetutës.

Duhet ta keni parasysh, as sërbëve të Shtërpcës nuk i konvenon një asociacion me kompetenca ekzekutive, pasi ashtu komunës së Shtërpcës do t’i merrej kompetenca”, tha ndër të tjera Tahiri në Kanal10.

LEXO EDHE:

Besnik Tahiri pjesë e grupit reformues për kryeqytetin jordanez, Ammanin

/GazetaBlic/