Lajme

Besnik Tahiri me akuza: Qeveria Kurti po i kap të gjitha institucionet

05/27/2021 15:37
nga:Gazeta Blic

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se qeveria e kryeministrit Albin Kurti në emër të shkapjes së shtetit po i kap të gjitha institucionet.

“Në emër të shkapjes së shtetit të punohet me ngulm me urgjencë për kapjen e institucioneve në këtë rast të ARKEP dhe AKP të cilat i keni futur me urgjencë në rend dite”, tha Tahiri

Ai tha poashtu se kryeministri Kurti ka prekur temën e AKP-së për poena politikë.

“Kryeministri foli në formën më populiste, ai ka disa muaj që i ka ikë ballafaqimit me opinionin publik dhe ka prekur temën e AKP-së dhe me këtë synon disa poena politikë të cilat është duke i humbur dita ditës”, tha Tahiri.

Tahiri: Ka edhe njerëz në Kuvend që kanë përfituar nga privatizimi