Lajme

Besnik Tahiri: Marrëdhëniet me SHBA-në janë bekim dhe garanci për të ardhmen e Kosovës

02/05/2026 22:21
nga:Genita C

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se Lutjet e Mëngjesit në Washington këtë vit po mbahen me pjesëmarrjen e rreth 3,500 personaliteteve dhe liderëve nga mbi 100 vende të botës, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm për paqe globale, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se Kosova është e bekuar me marrëdhënie të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhje që, sipas tij, duhet ruajtur dhe forcuar përgjithmonë.

Tahiri përmendi se Mëngjesi i sivjetmë i Lutjeve po mbahet në vitin e shënimit të 250-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së, duke e ndërlidhur këtë përvjetor me 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, e cila u arrit falë mbështetjes së fuqishme amerikane.