Shef i GP të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë ka folur për Veriun, kushtet e Listës Serbe dhe moskoordinimin e kryeministrit me opozitën dhe vendet aleate të Kosovës për veprimet e fundit, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij, Lista Serbe e as Beogradi nuk mund t`i qesin kushtet Kosovës.
“Lista Serbe e as Beogradi s`janë në pozicion t`i qesin kushte Kosovës”, tha ai ndër të tjera.
Sipas Tahirit, Kurti me atë çka ka bërë javët e fundit në Veri, thjesht ka qenë një eksperiment i rrezikshëm për Kosovën.
“I kemi thënë Kurtit në Kuvend dhe kudo tjetër, mos hy në zgjedhje në Veri, ka eksperimentu keq, e ka dëmtuar Kosovën në rrafshin e brendshëm dhe të jashtëm. Temat që lidhen me sovranitet, duhet të ketë komunikim serioz edhe me opozitën edhe me bashkësinë ndërkombëtare”, tha ai.


