Lajme

Besnik Tahiri kujton 29 nëntorin 2012: Fitore e së vërtetës dhe drejtësisë

11/29/2026 11:35
nga:Genita C

Besnik Tahiri ka kujtuar 29 nëntorin e vitit 2012, kur Drejtësia Ndërkombëtare konfirmoi për herë të dytë pafajësinë e Ramush Haradinajt, Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt, duke i liruar nga të gjitha akuzat.

Tahiri e cilësoi këtë ditë si një nga momentet më të rëndësishme të historisë së re të Kosovës, duke theksuar se gjatë procesit në Hagë qëndroi pranë Haradinajt, i palëkundur në mbrojtjen e së vërtetës dhe të pastërtisë së luftës çlirimtare.

Ai e përshkroi këtë datë si fitore të së vërtetës, dinjitetit dhe luftës së drejtë për liri.