Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka drejtuar akuza ndaj Qeverisë së Kosoëvs të drejtuar nga ana e Albin Kurtit, raporton Gazeta Blic.
Ai në seancën e Kuvendit të Kosovës i është drejtuar Albin Kutit me fjalët që “jeni qeveria më e dobët ndonjëherë në Kosovë”.
Sipas Tahirit, Qeveria Kurti po u bën presion bizneseve, për ta mbushur arkën e shtetit.
Si shembull, ai ka marrë bizneset në Podujevë, ku inspektorët po gjobisin bizneset.
Tahiri ndër të tjera ka kërkuar që të fallen dënimet për bizneset.
https://www.facebook.com/gazetablic/posts/4236580413073148