Lajme

Besnik Tahiri i AAK-së: Nesër të gjithë deputetët duhet ta votojnë Ligjin për Trustin

06/15/2022 16:32
nga:N M

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës një ditë para se çështja e Trustit të shqyrtohet në Kuvendin e Kosovës, i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të votojnë PRO, raporton Gazeta Blic.

Ai ka pasur dy thirrje për deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Nesër, në Kuvend e kemi për votim Ligjin për Trustin. I kam dy porosi për deputetët e Kuvendit të Kosovës:
1. Ata që po mundohen të na tregojnë që Trusti është për pleqëri, e kanë shumë gabim, sepse kjo është e ditur. Ne, hallin e kemi se si këta njerëz ta mbërrijnë pleqërinë në mungesë të dorës së shtetit në këtë situatë krize.
Kontributdhënësit po i kërkojnë t’i marrin një pjesë të kursimeve të tyre për t’i zgjidhur disa probleme jetike që i kanë në këtë gjendje të jashtëzakonshme.
2. Logjika me i thënë jo secilit propozim të opozitës pa e dhënë asnjë arsyetim, është pazotësi, është ikje e përgjegjësisë dhe mbi të gjitha është mungesë e guximit për të marrë një vendim.
Nesër të gjithë deputetët duhet ta votojnë Ligjin për Trustin!