Lajme

Besnik Tahiri deputeti më aktiv në Kuvend gjatë vitit 2024, Miftaraj: Ka qenë ndër më të aktivizuarit në të gjitha seancat plenare

02/06/2025 14:31
nga:N K

Shefi i Grupit Parlament të AAK-së, Besnik Tahiri, për të dytën herë radhazi është zgjedhur si deputeti më aktiv në Kuvendin e Kosovës për vitin 2024.

Një gjë e tillë është vlerësuar në raportin e monitorimit të punës së Kuvendit nga Instituti i Kosovës për Drejtës.

Ndërsa, Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, në një intervistë dhënë për GazetaBlic, theksoi se Instituti ka monitoruar për katër vite radhazi pjesëmarrjen e secilit deputet në interpelanca, në diskutime dhe në angazhime të tjera parlamentare.

Sipas tij, Tahiri, i përket partisë së  Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës e cila ka qenë e katërta në renditje në raportin me partitë më të mëdha.

“Instituti i Kosovës për Drejtësi për katër vite me radhë e ka matur edhe pjesëmarrjen e secilit deputet në interpelanca, në pjesëmarrje aktive do të thotë për të dhënë komente, për të debatuar lidhur me politika, ligje të caktuara apo edhe nëpër komisione në grupe punuese të Kuvendit të Kosovës. Ndër deputetët që kanë qenë më së shumti aktiv kanë qenë padyshim Besnik Tahiri, i cili edhe i përket partie sikurse ka qenë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila ka qenë e katërta në renditje në raporton me partitë më të mëdha, e njëjta mund të themi që ka qenë më të aktivizuarit në të gjitha seancat plenare. Ndër të tjerë ka qenë edhe Bekim Haxhiu, Abelard Tahiri, Mimoza Kusari e një të njejtën kohë kemi parë deputet ose kemi parë shumë e shumë deptutet të cilët nuk i’u është dëgjuar fare zëri për seanca plenare, por të njejtit e kanë ushtruar vetëm të drejtën e tyre për të votuar”, tha ai.

Miftaraj thotë se në Kuvendin e Kosovës na duhen deputetë që ngrejnë çështje, të kërkojnë interpelanca dhe të mbajnë përgjegjësi para qytetarëve, sidomos kur ministrat dhe kryeministrat nuk i përmbushin premtimet e bëra.

Gjithashtu, ai shpreson se në legjislaturën e ardhshme mos të ngjasojë me këtë që po e lëmë pas, pasi që sipas tij  ishte një ndër legjislaturat më të dobëta.

“Ajo çka e thash më herët në Kuvendi e Kosovës na duhen deputet që ngritin çështje, deputet që kërkojnë interpelanca për ti mbajtur logaridhënsëve ministrat, kryeministrat, kur të njetjit nuk i përmbahet programin qëveritar, që të njejtit nuk i përmbushin premtimet që i kanë premtuar në raport me qytetarët ose kur iniciativatë e qytetarëve ose qytetarët e caktuar përmes deputetëve duan të ngrisin çështje në Kuvendin e Kosovës. Në këtë drejtim duam të besojmë që legjislatura e ardhshme nuk do të ngjasojë fare me legjislaturën që veç e lamë pas, sepse besoj që kjo do të hyjë në historinë e re të Kosovës si një ndër legjislaturat më të dobëta, ku deputet më shumë janë parë si numra e jo si përfaqësues të popullit të cilët do të duhej në një farë mënyre të përcaktonin Kushtetuta, ligjet në Kosovë që ti mbrojnë apo të jenë zëri i qytetarëve në këtë mekanizëm kaq të rëndësishëm në Republikën e Kosovës”, theksoi Miftaraj.