Shef i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka hedhur akuza ndaj Vetëvendosjes.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Tahiri ka kritikuar për qasjen e tyre ndaj opozitës dhe kritikat e njëpasnjëshme, vetëm e vetëm për t’i fshehur dështimet, përcjell GazetaBlic.
Tutje ai tha që VV-ja nuk duhet të fshihet prapa paaftësive të tyre.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Sulmet kundër ish-Ministrit, Selim Selimi, s’janë asgjë tjetër përpos tendencë për t’i mbuluar dështimet e njëpasnjëshme të tyre, që nga mbyllja e Kosovës pa asnjë ide dhe vërshimi në fushatën zgjedhore të Shqipërisë.
Yryshi mbi mediat për fajet e veta për mos nënshkrimin e kontratës për blerjen e vaksinës, në kohën kur populli po vdes dhe krejt e fundit, dhe për bindjen time, e turpshme heqja e 20 eurove nga 30 sa ishin për pensionistët.
Paralajmërimi për publikimin e pagesave për të akuzuarit do e dëshmon qartë pazotësinë e tyre për të menaxhuar një fushëveprimtari me interes të madh për vendin.
Mos u fshihni prapa paaftësive tuaja,
Ligjeve iu nënshtrohen të gjithë pa dallim, ashtu sikurse edhe ju.
LEXO EDHE:
Gjykata merr vendim për policin që e keqpërdori seksualisht për gjashtë muaj të miturën në Gjilan
/GazetaBlic/