Besnik Tahiri ishte i ftuari i radhës në “Blic Interview” prodhim i GazetaBlic.
Tahiri ndër shumë tema foli edhe për pozicionin e AAK para zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit.
Deputeti i AAK-së potencoi se pret që partia e tij të mbledh 15% të votave si e vetme, kurse kjo shifër thotë se do jetë edhe më e lartë me koalicionin me Nismën.
“Kur i shoh numrat, kur i analizoj numrat e 14 shkurtit është problem më thënë këtë, kur e sheh punën që e kemi bërë dhe analizon ndryshimet strukturore që kemi bërë në komuna besoj se kemi me fitu. Ishim afër të fitonim në Deçan ashtu edhe në Rahovec nuk e di saktë. Tre vite janë bërë, kanë hyrë në vitin e katërt kryetarët tanë të komunave që punojnë, kjo ka ndikim. Pres rezultat të mirë në Pejë. Besoj që vijmë te 15% pa e fut Nismën. Opozita duhet të bëjë kalkulime në 800 mijë banorë, nuk pres që do ketë rënie në pjesëmarrje në zgjedhje. Qytetari i Kosovës është qytetar politik, më bënë optimist fakti se qytetarët dijnë të dënojnë ashtu siç dijnë edhe të shpërblejnë“, tha Besnik Tahiri në Blic Interview.