Lajme

Besnik Tahiri, AAK: Kryeministri Kurti të raportojë sa më shpejt para Kuvendit për takimin në Bruksel

06/17/2021 11:10
nga:Y I

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar që kryeministri, Albin Kurti t’i raportojë Kuvendit sa më shpejtë për takimin në Bruksel.

“Kërkesa e AAK-së është që kryeministri Kurti të raportojë sa më shpejt para Kuvendit të Kosovës.

Tahiri ka thënë se AAK-ja kërkon faljen e gjobave që janë vendosur qytetarëve gjatë Pandemisë.

“AAK-ja edhe njëherë po kërkon faljen e gjobave për qytetarët të cilët janë bërë gjatë kohës së pandemisë”.