Lajme

Besnik Osmani i LDK-së uron dy deputetët e zgjedhur nga Fushë Kosova, njëri i VV-së

01/05/2026 15:26
nga:Genita C

Besnik Osmani që në zgjedhjet e fundit lokale ishte kandidat për kryetar të Fushë Kosovës, ka uruar dy deputetët e zgjedhur nga kjo komunë.

Osmani i ka uruar suksese Artan Asllanit dhe Naim Bardiqit për fitoren e tyre, me shpresë që mandati i tyre të shërbejë për të mirën e përgjithshme dhe zhvillimin e kësaj komune.

“Fushë Kosova ka nevojë për investime, bashkëpunim, përgjegjësi dhe punë të ndershme”, ka shkruar ndër të tjera ai.