Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, ka prezantuar planin e tij për ndërtimin e tri shkollave dhe tri çerdheve të reja, me qëllim uljen e numrit të nxënësve në klasa, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se, ndonëse mësimi gjithditor nuk është premtuar në qytet, është planifikuar për dy fshatra të komunës.
“Plani është që të ndërtojmë edhe tri shkolla të reja, tri çerdhe të reja. Kjo në mënyrë që ne të ulmi numrin e nxënësve në klasa. Në qytet nuk e kemi premtuar mësimin gjithëditor, por e kemi premtuar në dy fshatra të komunës”, tha ai.
Osmani tha se synon ta bëjë Fushë-Kosovën një qytet funksional dhe miqësor për banorët, me fokus të shtuar në zhvillimin e jetës kulturore përmes krijimit të bibliotekës, galerisë, teatrit dhe hapësirave për kulturë.
“Tash, kanë ndryshuar nevojat e qytetarëve. Në periudhat e më hershme, Berisha ka pasë priorite tjera, Burim Berisha ka pas prioritet ta ndërtojë një qytet, unë e kam ta bëjë një qytet i cili është edhe funksional, edhe miqësor për ata që jetojnë këtu. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet institucioneve të kulturës. Ne kemi nevojë për biblotekën e qytetit, galerinë, teatrin dhe hapësira ku do të zhvillohet jeta kulturore. Do të vazhdojmë ta forcojmë identitin kulturor”, shtoi ai.


