Sporti

Besnik Krasniqi: Rezultati ndaj Bodo/Glimt na jep shpresë

08/06/2021 12:49
nga:E K

Mbrojtësi i Prishtinës, Besnik Krasniqi ka folur pas ndeshjes ndaj Bodo/Glimt.

Prishtina arriti të marrë një fitore mbresëlënëse ndaj Bodo/Glimt në kuadër të kualifikimeve për Europa Conference League.

Kryeqytetasit arritën të fitojnë me rezultatin 2-1 në ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ky rezultat është i mirë për Prishtinën, por ata kanë punë të madhe në ndeshjen e dytë nëse duan kualifikimin tutje.

Sidoqoftë, mbrojtësi i Prishtinës, Besnik Krasniqi është shprehur optimist për ndeshje ne dytë.

“Fitorja në ndeshjen e parë na jep shpresë, por nuk duhet të kënaqemi me kaq sepse ata janë një kundërshtar tejet i fortë”, tha ai.

“Në fillim u ndëshkuam nga gabimi që bëmë, ne duhet të jemi më të vëmendshëm në ndeshjen e ardhshme ndaj tyre”, tha Krasniqi.

“Por, pas gabimit ne morëm lojën nën kontroll dhe shënuam dy herë për ta fituar ndeshjen”, përfundoi Besnik Krasniqi.