Sporti

Besnik Krasniqi flet para ndeshjes ndaj Bodø/Glimt: Jemi të motivuar maksimalisht për këtë takim

08/03/2021 14:33
nga:Mergim Rreci

Prishtina po vazhdon me shumë sukses aventurën e saj në UEFA Conference League.

Skuadra kosovare arriti që në raundin e dytë ta kaloi skuadrën nga Uellsi, Connah’s Quay Nomads dhe tashmë në raundin e tretë do të përballet me Bodo-Glimt, shkruan GazetaBlic Sport.

Parashikohet të jetë një ndeshje e vështirë për skuadrën tonë, por që natyrisht edhe Prishtina ka treguar potencialin e saj dhe se një kualifikim tutje nuk është i pamundur.

Futbollisti i kësaj skuadre, Besnik Karasniqi,  tha për GazetaBlic Sport tha se janë të motivuar për këtë takim.

“Ne gjithmonë besojmë në rezultate pozitive para çdo ndeshje. Ne jemi të motivuar edhe për këtë takim, e dimë që e kemi mjaft të vështirë, por nuk është asgjë e pamundur. Ne do të japim maksimumin tonë”, tha Krasniqi.

Ndeshja e parë në mes Prishtinës dhe Bodo-Glimt do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

/GazetaBlic Sport/