Lajme

Besnik Bislimi: Vaksinat janë rrugëtimi jonë drejt ringjalljes ekonomike, sociale e kulturore

08/04/2021 21:33
nga:M K

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi gjatë ditës së sotme është vaksinuar dhe ka bërë thirrje tek të gjithë që të vaksinohen, pasi që sipas tij, vaksinat janë rrugëtimi drejt ringjalljes ekonomike, sociale e kulturore.

“Unë e morra dozën e parë të vaksinës AstraZeneca sot dhe jam shumë falënderues ndaj stafit shëndetësor për mundësinë e zgjedhjes si dhe për punën e tyre të palodhshme në luftimin e pandemisë Covid-19.

Unë zgjodha AstraZenecan sepse është po aq efektive sa edhe Pfizer”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se vetëm gjatë dy ditëve të fundit në Kosovë janë regjistruar mbi 300 raste të reja të COVID-19.