Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i ka treguar diçka në telefon Albulena Haxhiut, derisa ajo fillimisht ishte e ulur në pjesën e Kuvendit ku ulën ministrat.
Në vitin 2018 ndodhi përçarja më e madhe e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë që tani është në pushtet. Demokracia.com ka siguruar disa audio-incizime të mbledhjeve të fundit të kryesisë para ndarjes, ku figurat që pritej të largoheshin kishin shprehur pakënaqësitë për ofendimet që u bëheshin nga aktivistë të LVV-së dhe mënyrës sesi organizata i qëndronte besnike vetëm Albin Kurtit.
Në këto audio-incizime të siguruara nga Demokracia.com përmendet edhe një dorëheqje e mëhershme e një prej figurave kryesore në LVV, e cila tani është Ministre e Drejtësisë. Dorëheqjen nga LVV-ja e pranon edhe vetë Albulena Haxhiu në këtë audio-incizim dhe konfirmon se ky veprim i saj ndërlidhej me pakënaqësitë rreth pagës që merrte në parti.
E ky lajm duket se ka mbërritur edhe në Qeveri. Derisa po zhvillohej seanca në Kuvend, Besnik Bislimi e thirrë Albulena Haxhiut dhe ia jep telefonin e tij si dhe i tregon diçka aty.
Haxhiu e merr telefonin dhe mbetet e ‘shtangur’ në këmbë duke e lexuar.