Lajme

Besnik Bislimi: Eshtë arritur dakordim për targat me palën serbe

09/29/2021 18:33
nga:Y I

Zëvendëskryeministri Bisnik Bislimi  përsmes një lidhje Live nga Brukseli ka thënë se është arritur dakordim për targat, vetëm pritet të finalizohet, raporton Gazeta Blic.

“Kemi tentuar që të detyrojmë Serbinë që të largojë edhe procedurat për qytetarët e Kosovës që lëvizin drejt Serbisë. Ky ka qenë edhe rezultati i sotëm dhe mund të themi që është një marrëveshje. Do të preferonim shumë më tepër që të mos ketë asnjë barrierë dhe që të dy shtetet të njohin në tërësi tabelat e vendeve të tjera dhe ky do të jetë objektivi kryesor i grupit punues të cilin do ta themelojmë dhe i cili do të fillojë të takohet që nga data 21 tetor” tha Bislimi raporton Gazeta Blic.

Zëvendëspresidentja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për situatën në veri: KFOR është aty, s’ka për të patur konflikt!