Lajme

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

05/19/2024 22:21
nga:G B

Avokati, Besnik Berisha ka deklaruar se Enver Sekiraqa i cili dyshohet për nxitje të vrasjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza nuk është në arrati. Teksa ka shtuar se nuk duhet të i ‘kryqëzojmë’ institucionet e drejtësisë nëse e kanë lënë të lirë Enver Sekiraqën e as që të i ‘lavdërojmë” ata që i shqiptuan masën e arrestit shtëpiak në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën.

Berisha përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka deklaruar se sa më shumë reagime nga politikanët për arratisjen e Enver Sekiraqës i shtohet bindja se ai nuk mund të ketë gjykim të drejtë në një ambient si ky.

“Meqe ra fjala, Enver Sekiraqa nuk eshte arratisur, ndaj mos i kryqezoni ata qe e kane lene te lire, e mos i lavderoni as ata qe ne shkelje te ligjit dhe kushtetutes e kane urdheru masen e paraburgimit” u shpreh Berisha.

Enver Sekiraqa tashmë prej gati dy dekadash është emër i njohur për sistemin e drejtësisë dhe shoqërisë kosovare.

Si i dyshuar për nxitje të vrasjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza, ai vazhdon akoma të endet në sallat e gjykatave.

Por këtë të shtune, ky person u arratis nga shtëpia e tij. Dy ditë më parë, Gjykata e Apelit kishte vendosur që atë ta kthejë në paraburgim gjatë kohës kur ishte i dënuar me 25 vjet burg

Lajmi për arratisjen e tij u konfirmua për mediat nga Policia e Kosovës dhe u bë e ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat për informim dhe ndalim të Sekiraqës në të gjitha vendkalimet kufitare.