Lajme

Besim Mulaj: Vizita me biznese frymëzuese në Istog

01/20/2025 14:06
nga:G B

Kandidati i LDK-së për deputet, Besim Mulaj, ka thënë se ka pasur vizitë frymëzuese me bizneset në Istog, raporton Gazeta Blic.

“Takimin e nisëm me kompanitë Agroproduct Shpk dhe Blif, të cilat janë ambasadore të produkteve të Istogut në tregun evropian. Pas tyre, patëm kënaqësinë të takojmë znj. Mire Bytyqi, një grua e fuqishme dhe e suksesshme që ka ndërtuar një biznes të suksesshëm në fushën e tekstilit”, ka shkruar ai.

“Vizita jonë vazhdoi te bizneset që mbajnë një traditë krenare për Istogun, si kultivimi i peshkut nga familjet Demiraj, Januzaj dhe Arifaj, të cilat prodhojnë produkte me standarde evropiane që tregojnë vlerat e rajonit tonë”, është shprehur Mulaj.

Ai ka thënë se për fund kanë takuar vëllezërit Bytyqi që në qendër të Istogut janë bërë fjala kryesore që vetura juaj të shkëlqejë.

Postimi i tij i plotë:

Vizita e sotme me biznese frymëzuese në Istog,

Sot pata nderin që së bashku me kandidatët për deputet nga LDK e Istogut, kryetarin e nëndegës së Istogut z. Driton Alihajdari dhe asambleisten Liridona Lajqi, të organizojmë dhe të realizojmë takime me disa nga bizneset që po e bëjnë Istogun krenar.

Takimin e nisëm me kompanitë Agroproduct Shpk dhe Blif, të cilat janë ambasadore të produkteve të Istogut në tregun evropian. Pas tyre, patëm kënaqësinë të takojmë znj. Mire Bytyqi, një grua e fuqishme dhe e suksesshme që ka ndërtuar një biznes të suksesshëm në fushën e tekstilit.

Vizita jonë vazhdoi te bizneset që mbajnë një traditë krenare për Istogun, si kultivimi i peshkut nga familjet Demiraj, Januzaj dhe Arifaj, të cilat prodhojnë produkte me standarde evropiane që tregojnë vlerat e rajonit tonë.

Për fund takuam vëllezërit Bytyqi që në qendër të Istogut janë bërë fjala kryesore që vetura juaj të shkëlqejë.

Krenaria për këto biznese dhe punën e tyre më motivon që t’i jap mbështetjen time të plotë. Biznesi është dhe do të jetë prioritet mbi prioritetet e mia. Si deputet, zotohem për:

Përkrahje të vazhdueshme për bizneset.

Rritje të subvencioneve.

Krijimin e zonës ekonomike në Istog.

Uljen e TVSH-së në 8%, një nismë e filluar nga qeveria Hoti që ende pret finalizimin.

Istogu ka potencial të jashtëzakonshëm, dhe së bashku mund ta çojmë përpara!

#pabesimskandryshim #BëhuNdryshimi #ldk #ldk124 #NR79