Lajme

Besim Mulaj: Vetëm përmes fitores së LDK-së mund të sigurojmë një qeverisje që i jep Kosovës zhvillim ekonomik dhe mirëqenie

12/28/2024 20:01
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së nga Istogu, dr. Besim Mulaj, ka thënë se zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 nuk janë vetëm një garë politike, ato janë një mundësi për t’i kthyer Kosovës miqësinë, stabilitetin dhe vizionin.

Mulaj ka theksuar se vetëm përmes fitores së LDK-së dhe liderit, Lumir Abdixhiku, mund të sigurohet një qeverisje që i jep Kosovës zhvillim ekonomik dhe mirëqenie.

“Kosova ka nevojë për LDK-në, sepse fuqia e Kosovës qëndron në vlerat e saj demokratike” shkruan Mulaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 nuk janë vetëm një garë politike – ato janë një mundësi për t’i kthyer Kosovës miqësinë, stabilitetin, vizionin dhe progresin që Republika e Kosovës meriton.

Vetëm përmes fitores së LDK-së dhe liderit tonë, z. Lumir Abdixhiku, Kryeministri i ardhshëm, mund të sigurojmë një qeverisje që i jep Kosovës zhvillim ekonomik dhe mirëqenie qytetarëve tanë.

Kosova ka nevojë për LDK-në, sepse fuqia e Kosovës qëndron në vlerat e saj demokratike!

Së bashku, do të punojmë për një të ardhme të dinjitetshme dhe një Kosovë të barabartë për të gjithë!

Rrugën e bëjmë bashkë – Bëhu ndryshimi!

Prof. Dr. Sci. Besim Mulaj

Kandidat për Deputet në Kuvendin e Kosovës.