Kandidati për deputet nga LDK-ja, Besim Mulaj ka vazhduar me takimet në Hajvali dhe Matiqan të Prishtinës.
“Pas takimeve të frytshme në Istog, rrugëtimi ynë vazhdoi në Hajvali dhe Matiqan të Prishtinës. Kudo ku ndalemi, ndjejmë të njëjtin mesazh të fuqishëm nga qytetarët: Kosovës i duhet ndryshim, i duhet vizion, i duhet LDK dhe Kryeministri Abdixhiku”, ka shkruar Mulaj.
Mulaj ka shtuar se do të jetë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës! Zëri i qytetarit që kërkon stabilitet, zhvillim dhe drejtësi.


