Lajme

Besim Mulaj: Qeveria aktuale po shkon në pushime, teksa LDK po rikthehet me besim dhe vizion

01/27/2025 12:36
nga:Lorik J

Kandidati për deputet nga LDK, Besim Mulaj me numër 79 thotë se pas tubimeve nga Peja e deri në Drenoc të Deçanit iu është dëshmuar se ndryshimi është rrugëtim i pashmangshëm.

Mulaj thotë se Qeveria aktuale është në fundin e saj dhe po shkon drejt pushimeve të përhershme, ndërsa Lidhja po rikthehet me besim dhe vizion, shkruan GazetaBlic.

Ja postimi i Besim Mulajt:

“Nga tubimi madhështor në Pejë e deri në Drenoc të Deçanit, Rugovistët kanë dëshmuar: ndryshimi është rrugëtim i pashmangshëm!
Britmat dhe ulërimat e partisë në pushtet janë të kuptueshme – ata po përballen me një realitet të pakthyeshëm, me një popull që ka vendosur për drejtim të ri. Por ky ndryshim është i natyrshëm dhe i domosdoshëm, sidomos kur sulmohet partia që ndërtoi themelet e shtetit.
Kur vendi përballet me mungesë të vendeve të punës, kur aleancat me miqtë ndërkombëtarë dobësohen, populli e di ku të drejtohet: te partia që gjithmonë ka ditur ta rikthejë shtetin në binarët e drejtësisë dhe normalitetit.
Më 9 shkurt, duhet të votohet vizioni i LDK-së dhe Lumir Abdixhikut për kryeministër – vizioni që sjell stabilitet dhe shpresë të re për vendin tonë.
Kjo qeveri është në fundin e saj dhe po shkon drejt pushimeve të përhershme, ndërsa Lidhja po rikthehet me besim dhe vizion.
Faleminderit për mbështetjen tuaj të pandalshme!
Pa besim s’ka ndryshim!
#BëhuNdryshimi #ldk124 #NR79 #LDK ##Lumir2025”, ka shkruar Mulaj.

/GazetaBlic/