Lajme

Besim Mulaj premton përfaqësim dinjitoz dhe investime në ujë dhe energji për Rakoshin dhe Mbi Vadën

12/23/2025 20:30
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së për deputet, Besim Mulaj, ka vizituar Rakoshin dhe Mbi Vadën, ku ka diskutuar me banorët për shqetësimet e tyre dhe ka premtuar përfaqësim dinjitoz në Kuvendin e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ai ka vlerësuar nevojën për investime urgjente në rrjetin energjetik dhe furnizimin me ujë të pijes.

Postimi i plotë:

Rrugëtimin e sotëm e vazhdova në Rakosh, me banorët e Mbi Vadës. Diskutuam nga afër shqetësimet e tyre dhe i garantova përfaqësim dinjitoz në Kuvendin e Kosovës, një përfaqësim që deri më tani u ka munguar. Biseduam për gjendjen e dobët të rrjetit energjetik, si dhe për nevojën urgjente të investimeve në furnizimin me ujë të pijes – çështje themelore për jetën dhe zhvillimin e kësaj zone.